Ngrijnë dhe trenat, akulli bllokon sistemin hidraulik të lokomotivave

14/01/2017 00:00

Temperaturat e ulta ikën, por pasojat kanë qënë të forta. Prej disa ditësh shërbimi hekurdhor në vend është ndërprerë për shkak të problemeve mekanike tek lokomotivat.

Ngrirja e sistemit të ujit tek këto mjete e ka bërë të pamundur lëvizjen e tyre. Në ofiçinën qëndrore të hekurudhës në Durrës, lokomotivat çeke, prodhim i viteve 70-80, kanë qëndruar në vend dhe së paku deri të martën asnjë tren nuk do të lëvizë mbi shina.

Edhe pse në kushte mbijetese hekurudha shqiptare ofron transportin për pasagjerë në disa linja, që lidhin Durrësin me Kasharin, Elbasanin, Librazhdin, Vlorën dhe Shkodrën. Ndërkohë transporti mallrave është në nivele mjaft të ulta dhe spontan.

Këtë javë hyri në fuqi kodi i ri hekurdhor i cili do të krijojë mundësinë e futjes së këtë lloj transporti si për pasagjerë ashtu dhe për mallra edhe të operatorëve privatë.

Top Channel