Reshjet rrisin rezervat, shtohet kapaciteti prodhues i energjisë

14/01/2017 00:00

Reshjet e mëdha të borës në zonat malore kanë rritur mundësinë për të rritur rezervën energjetike në kaskadën e Drinit. Pritet që me shkrirjet në pranverë të rriten dhe prurjet.

Koorporata Elektroneregjitike po bën optimizimin prodhimit të energjisë. Ky i fundit në harkun e një jave është rritur me 2 milion kilovat/orë në ditë.

Në 9 janar KESH ka prodhuar nga hidrocentralet e Drinit 16 milionë kilovat/orë energji në ditë, ndërsa 14 janar prodhimi ditor është 18,6 milionë kilovat/orë. Nevojat e vendit janë rreth 23-24 milionë kilovat/orë dhe përballohen edhe nga importet dhe prodhimet e hidrocentraleve të vegjël.

Nga ana tjeter niveli i liqenit të Fierzës, baseni që mban rezervën kryesore energjitike në vend ka rënë me rreth 1 metër e gjysëm gjatë kësaj jave, duke rritur kështu mundësinë për përballuar me shumë prurje. Sipas Kooporatës e gjithë kasakada po administrohet sipas rregullores për digat dhe nuk ka rrezik për përmbytje.

Top Channel