Ndihma të izoluarve, Tahiri në Qafë Mali dhe Fushë Arrëz

14/01/2017 00:00

Emergjencat civile shpërndan ndihma për zonat malore të Qafës së Malit dhe Fushë Arrëzit, të prekura nga moti i keq. I pranishëm ishte dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili shoqërohej nga deputeti i zonës Pjerin Ndreu.

Sipas Tahirit qeveria ka bërë maksimumin për të përballuar situatën dhe të gjitha strukturat kanë qënë në gatishmëri.

“Po bëjmë gjithçka që kemi mundësi që familjet në nevojë të mos kenë probleme të rënda nga pikëpamja e ushqimeve, veshmbathjeve, kujdesit shëndetësor, komunikimit”, tha Tahiri.

Tahiri tha se në këto katër janë shpërndarë rreth 42 ton ndihma ushqimore për familjet në nevojë. Ai kërkoi mirëkuptimin e banorëve, pasi sipas tij qeveria po lufton me harresën e 25 viteve.

Top Channel