Pogradec, policia kufitare shpëton peshkatarin nga mbytja

14/01/2017 00:00

Policia kufitare ka shpëtuar një shtetas në liqenin e Pogradecit. Rreth orës 07.55 të mëngjesit patrulla ka vënë re një shtetas në varkë që po kërkonte ndihmë në brendësi të liqenit.

Brenda pak minutash ka shkuar mjeti lundrues që ka shpëtuar 50-vjeçarin Y.B. Ata e gjetën pothuajse pa ndjenja duke e transportuar menjëherë me ambulancë në spitalin e Pogradecit, ku iu dha dhe ndihma mjekësore. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel