Polumbarë të RENEA-s, kërkime në Bunë për trupin e 70-vjeçarit

14/01/2017 00:00

Policia e Shkodërs dhe polumbarë të RENEA-s kanë  zhvilluar gjatë ditës së djeshme e të sotme kërkime në lumin Buna,ku dyshohet se tre dite më parë është mbytur  në këtë lum aksidentalisht një 70-vjeçarë Filip Shllaku nga fshati Darragjat.

Mësohet se 70-vjeçari kishte shkuar pranë lumit Buna për të mbushur ujë dhe nuk është kthyer më në banesë. Familjarët dyshojnë se ai ka rrëshqitur në lumë. Fare pranë bregut të lumit është gjetur dhe kapuçi që i përket 70-vjeçarit.

Policia vazhdon kërkimet me mjete lundruese dhe polumbarë përgjatë rrjedhës së lumit Buna, ku dyshohet se mund të ndodhet trupi i 70-vjeçarit .

Top Channel