Tiranë, vidhet me thyerje bankomati

14/01/2017 00:00

Bankomati i një banke të nivelit të dytë në Tiranë është grabitur në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.10 në rrugën e Dibrës, ku pasi kanë thyer bankomatin kanë marrë një shumë monetare ende të papërcaktuar.

Policia bën të ditur se bankomati nuk ndodhet në të njëjtën godinë me atë të bankës. Hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve.

Top Channel