Kreshta është bjonde, qëndrimi i ngjashëm, por gjeli që fryhet, i realizuar në Jianxing, në afërsi të Shanghait, nuk është frymëzuar nga Donald Trump.

Krijuesi, në fakt, mohon tentativën vullnetare për ngjashmëri mes presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara dhe gjelit gjigant që është prodhuar për të festuar Vitin e Ri kinez, të gjelit.

Fabrika në Kinën lindore, thotë se kërkesat për gjelin që fryhet, janë të mëdha dhe ajo po punon shumë për plotësimin e tyre.

Deri më tani, janë prodhuar rreth 30 gjela gjigantë, nga 2 deri në 20 metra, ndërkohë që porositë për Vitin e Ri hënor që fillon më 28 janar, janë të shumta.

Top Channel