Puna para orës 10:00 është “torturë”

14/01/2017 00:00

Doktor Paul Kelley, një studiues i Universitetit të Oxfordit ka arritur në përfundimin se zgjimi i hershëm është një torturë e vërtetë, sidomos kur të duhet të shkosh në punë.

“Kemi një shoqëri të privuar nga gjumi dhe ky është një problem ndërkombëtar. Pasojat do të jenë në të ardhmen të mëdha! Puna duhet të nisë pas orës 10. Nëse do të vendosej ky orar, të dyja palët, si punëdhënësit ashtu edhe punëmarrësit do të përfitonin më shumë. Punonjësit do të jenë më të angazhuar në detyrat që u caktohen, do të jenë më tepër energjik dhe me gjasë, punët e kompanive do të shkojnë më mirë… Të gjithë duhet të kuptojmë rëndësinë e gjumit. Pasojat që vijnë nga mungesa e tij janë njësoj si në rastet kur nuk ushqehesh për një kohë të gjatë”.

Disa njerëz do të duhet të fillojnë punën shumë më herët sesa ky orar dhe kjo mund të shndërrohet në një rutinë, por çdo herë zgjimi ka vështirësitë e veta dhe mund të ketë edhe pasoja në produktivitetin e punës.

Top Channel