Shqiptarët, “kockë” e fortë për azerët, fiton dhe Skënderbeu

13/01/2017 00:00

Skuadrat shqiptare i kanë hapur punë ekipeve azere. Partizani mposhti fillimisht Gabala-n 2-1, ndërsa në një tjetër miqësore Skënderbeu bindi duke fituar 3-1 ndaj Sumqayit FK.

Kampionët e Shqipërisë doinuan takimin ndaj skuadrës që renditet e katërta në kampionatin e Azerbajxhanit, duke shënuar 3 gola.

Goleadori shkodran, Hamdi Salihi ishte autori i golit të parë në minutën e 20, ndërsa dy prurjet e reja te korçarët, Karimi dhe Charles e çuan në 3-0 rezultatin në minutën e 82, ndërsa dy minuta para fundit azerët e Sumqayit FK shënuan golin e nderit.

Takimi i fundit miqësore në Antalia do të luhet ndaj skuadrës kampione të Azerbajxhanit, Qarabagut, pjesë e së cilës edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ansi Agolli.

Top Channel