Konispol, aksident me pasojë vdekjen e një personi

13/01/2017 00:00

Një person është gjetur i vdekur gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të premteje në një rrugë rurale pranë vendit të quajtur “Qesaraj” në Konispol.

Sipas policisë, viktima dyshohet të jetë aksidentuar duke udhëtuar me një motor.

Identiteti i viktimës dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti ende nuk dihen.

Top Channel