Blushi akuzon “të mëdhenjtë”: Duan zgjedhje pa reformë

13/01/2017 00:00

Kryetari i partisë Libra, Ben Blushi ka akuzuar partitë e mëdha se nuk e duan reformën zgjedhore, pasi sipas tij ajo cënon interesat e tyre.

“Reformë zgjedhore s’do ketë pasi partitë e vjetra nuk duan për sa kohë që votat i numërojnë vetë”, ka deklaruar Blushi në profilin e tij në Facebook.

Ai ka theksuar se, “Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku kundërshtari numëron votat e kundërshtarit”.

“E megjithatë, zgjedhje do ketë. Nuk e mundim dot këtë sistem pa vota. Më pas shohim”, ka thënë Blushi.

Top Channel