I tërbuar me taksat, 300 mijë monedha si protestë

13/01/2017 00:00

“Në këtë botë asgjë nuk është e sigurtë, përveç vdekjes dhe taksave”. Kështu deklaronte në shekullin e 18-të Benjamin Franklin dhe nëse vdekjes nuk mund t’i protestosh, ndaj taksave të paktën mund të bësh.

E tillë ishte gjetja e një biznesmeni amerikan, i acaruar jo pak me Departamentin e Mjeteve Motorike. Nick Stafford nga Virxhinia humbi betejën ligjore me këtë departament, të cilit i kishte kërkuar të merrte numrat e telefonit të personave të ngarkuar me regjistrimin e tre automjeteve për pagesën e taksave të shitjes.

Ai u paraqit në arkën e Departamentit me tre karroca me monedha hekuri për të paguar në total 3 mijë dollarë taksa.

“Nuk ka rëndësi nëse paguan 300 dollarë taksa në vit apo 300 mijë, pasi thelbi i një demokracie nis me transparencën e qeverisë”, tha Stafford.

Kur thua 3 mijë dollarë nuk janë shumë, por nëse bëhet fjalë për monedha, ato janë shumë më tepër, aq sa makineria e numërimit automatik të tyre nuk e përballoi dot fluksin dhe numërimi u bë manualisht nga stafi, që iu deshën plot 7 orë për të konfirmuar shumën, ndërsa realizimi i planit i kushtoi Nick Stafford 1 mijë dollarë ekstra.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel