Patos, asfiksohet çifti i të moshuarve

13/01/2017 00:00

Një çift të moshuarish nga Dukasi i Patosit u gjetën të asfiksuar në shtëpinë e tyre, si pasojë e çlirimit të monoksidit të karbonit nga djegia e qymyrit të drurit, të cilin e përdornin për të ngrohur banesën.

Sotiri (62 vjeç) dhe Lena Sojemea (60 vjeç) janë shtruar në repartin e reanimacionit në spitalin rajonal të Fierit.

Mjeku toksikolog Lulëzim Banushi shprehet: “Gjendja është shumë e rëndë, fatkeqësisht. Burri është në gjendje kome, me dëmtime të rënda celebrale nga mosushqyerja e trurit me oksigjen”.

Bashkëshortët jetojnë vetëm dhe u gjetën nga të afërmit që ishin alarmuar pasi ata nuk po përgjigjeshin në telefon.

Top Channel