Hidhet shorti i çerekfinaleve të Kupës së Mbretit

13/01/2017 00:00

Është hedhur shorti i çerekfinaleve të Kupës së Mbretit, ku është shmangur përplasja mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Skuadra e Zinedine Zidane do të përballet me Celta Vigo, ndërsa ajo e Luis Enrique me Real Sociedad.

Dy çiftet e tjera janë Atletico Madrid-Eibar dhe Alcorcon-Alaves.

Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Mbretit:

Barcelona-Real Sociedad

Alcorcón-Alavés

Atlético de Madrid-Eibar

Real Madrid-Celta.

Top Channel