Marketingu, Federer lë pas Ronaldon dhe Messin

13/01/2017 00:00

Roger Federer është sportisti që ka përfitimet më të larta në botë nga marketingu. Ky është përfundimi i një studimi të tabloidit britanik ‘Daily Mirror’, sipas të cilit, tenisti zviceran fitues i 17 titujve Grand Slam, është në krye të klasifikimit me 49.2 milionë Paund të përfituara nga kontratat e tij të sponsorizimit me kompani të tilla si Nike, Wilson, Credit Suisse, Mercedes e Rolex.

Ajo që të bën përshtypje është se në vendin e dytë nuk është as Cristiano Ronaldo e as Lionel Messi. Menjëherë pas Federer për fitimet nga marketingu pozicionohet ylli i Cleveland Cavaliers, LeBron James me 44.3 milionë Eiuro, ndërsa i treti është golfisti Mickelson.

Klasifikimi i Mirror vijon me Woods, Durant,McIlroy dhe Djokovic. Përsa u përket dy yjeve të futbollit botëror, Cristiano Ronaldo është në vendin e 8 me 26.2 milionë Paund përfitime nga kontratat e sponsorizimit, ndërsa argjentinasi Messi është i 11 me 23 milionë Paund.

Top Channel