Mavraj në listën e më të mirëve të Bundesligës

13/01/2017 00:00

Mërgim Mavraj është ndër lojtarët më të votuar në sondazhin e hapur nga Bundesliga gjermane për të përzgjedhur qendërmbrojtësin më të mirë të fazës së parë.

Mbrojtësi “Kuqezi” me 20 përqind të preferencave, po aq sa Hummels, renditet menjëherë pas Sokratis të Borussia Dortmund.

“Pas paraqitjes së mirë në Kampionatin Europian, Mergim Mavraj shkëlqen me fanellën e 1. FC Koln. Ai nuk ka humbur asnjë minutë në Bundesligë deri më tani dhe vetëm gjashtë lojtarë të tjerë në total kanë bërë të njëjtën gjë”, thuhet në përshkrimin për mbrojtësin kuqezi.

Sipas statistikave, 30-vjeçari ka fituar 58 përqind të dueleve direkte me kundërshtarët, ndërsa ka bërë 87 përqind të pasave të sakta, duke u shndërruar në një element mjaft të rëndësishëm në sukseset e Këlnit në fazën e parë.

Top Channel