Shtyhet procesi ndaj gjyqtares Majlinda Andrea

13/01/2017 11:15

Është shtyrë për në 17 janar procesi ndaj gjyqtares Majlinda Andrea dhe të pandehurve të tjerë. Kjo gjyqtare akuzohet për korrupsion pasiv, që ka në qendër pagimin e 50 mijë eurove për një verdikt gjyqësor për 40 hektarë tokë në Butrint.

Gjyqtarja Andrea dhe 3 të pandehurit e tjerë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa bashkëshorti i gjyqtares, Odise Andrea, ka kërkuar proces gjyqësor normal.

Kolegji kërkoi kohë për t’u shprehur nëse do të ndahet dosja e Odise Andreas nga 4 të pandehurit e tjerë.

Top Channel