Ngrica dëmton matësit e ujit në Kukës

13/01/2017 00:00

Ngrica ka dëmtuar matësit e ujit në Kukës. Qindra aparate kanë dalë jashtë funksionit, por Ndërmarrja e Ujësjellësit e ka të pamundur të bëjë zëvendësimin e tyre, për shkak të borxheve të trashëguara.

Edhe pse temperaturat u rritën gjatë 24 orëve të fundit, qyteti i Kukësit dhe fshatrat po vuajnë ende pasojat e ngricave të kësaj jave. 

Ujësjellësi ka shkrirë disa tubacione nëpër lagjet e qytetit gjatë kësaj kohe. Ndërsa për fshatrat e Borjes dhe Shishtavecit ndihma ka ardhur nga Kosova.

Mjetet borëpastruese kosovare kanë hapur rrugët, duke u lejuar banorëve pas disa ditë izolimi të lëvizin lirshëm drejt Kukësit apo Prizrenit.

Top Channel