Risitë revolucionarizojnë edukimin

13/01/2017 00:00

Është e lehtë të thuash se njerëzit duhet të vazhdojnë të mësojnë gjatë karrierës së tyre. Çështjet praktike janë shqetësuese.

Kur edukimi nuk arrin të ruajë ritmin me teknologjinë, si rezultat vjen pabarazia. Pa aftësitë për të qëndruar të dobishëm teksa mbërrijnë risitë, punonjësit vuajnë –dhe ndërkohë që shumë prej tyre mbeten mbrapa, shoqëria nis të shkatërrohet.

Një raport i “Economist” thotë se mësimi përgjatë jetës që ekziston sot, kryesisht i sjell dobi njerëzve të suksesshëm – prandaj ka më shumë mundësi ta rëndojë pabarazinë dhe jo ta pakësojë atë.

Ekonomitë e shekullit të 21 nuk janë për të krijuar një shtresë të ulët, prandaj politikbërësit duhet të punojnë menjëherë për të ndihmuar të gjithë qytetarët të mësojnë teksa fitojnë. Deri tani, ambicia e tyre, për të ardhur keq, ka rënë.

Makineritë apo mësimi

Modeli klasik i edukimit është duke u zhdukur. Një arsye është nevoja për të renë, dhe aftësitë vazhdueshmërisht të përditësuara.Industria prodhuese sa vjen e më shumë kërkon për fuqi “truri” se sa punën mekanike. Fuqia punëtore amerikane e punësuar në pozicione zyre rutinë ra nga 25.% deri në 21% nga viti 1996 deri në 2015.

Shtyrja e njerëzve në nivele shumë të larta të edukimit formal në fillim të jetës së tyre nuk është mënyra e duhur për të përballuar një karrierë të qëndrueshme. 16% e amerikanëve mendojnë se një diplomë katër vjeçare i përgatit studentët për një punë shumë të mirë.

Por një edukim profesional premton punësim vital, ata me trajnim të specializuar janë më të prirur të tërhiqen nga fuqia punëtore më shpejt se sa ata me edukim të përgjithshëm – ndoshta sepse ata nuk përshtateten lehtë.

Tregjet po sjellin risi për t’i ofruar mundësi punonjësve të mësojnë dhe të fitojnë në mënyra të reja. Ofrues nga Asambleja e Përgjithshme deri te “Pluralsight” po ndërtojnë biznese me premisën për të rizhvilluar karrierat. Kurset masive të hapura online  janë larguar nga leksionet e Platos apo vrimave të zeza për t’i bërë studentët më shumë të punësueshëm.

Nëse mënyrat e reja për të mësuar janë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë , politikbërësit duhet të kenë në shënjestër diçka më radikale. Qeveritë luajnë një rol të rëndësishëm, jo vetëm duke shpenzuar më shumë, por gjithashtu në mënyrë të zgjuar.Singapori ka “llogari individuale mësimi” përmes të cilave i jep para të gjithëve mbi 25 vjeç për të shpenzuar në një nga 500 kurset e aprovuara.

Sipas “The Economist”, edukimi në shekullin e 19 dhe të 20 ka avancuar në mënyrë mahnitëse. Kjo duhet të jetë shkalla e ambicies sot.

Top Channel