PD: Malësitë e varfra të Përrenjasit, të rrënuara nga moti i acartë dhe braktisja e qeverisë

13/01/2017 00:00

Drejtuesit e Partisë Demokratike janë takuar me banorët e njësisë Stravaj, që, sipas tyre, kanë pësuar një goditje të rëndë nga moti i acartë i këtyre ditëve, që ka sjellë izolim total.

“Jemi në mbështetje të banorëve të zonave të bllokuara dhe me probleme për shkak të motit të acartë të këtyre ditëve. Ndryshe nga herët e tjera, kur këto zona mbulohen edhe më shumë me borë, keqmanaxhimi i qeverisë ka bërë që fshatrat e Librazhdit, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, të jenë të bllokuara për shkak të mosshpalljes së situatës së emergjencës, apo të një emergjence artificiale të krijuar nga qeveria në ekrane në Tiranë. Këtu njëherë në katër ditë ka mjek dhe një nga banorët tha se duhet të sëmuresh me grafik në këto fshatra. Ka dështuar edhe sistemi dhe rrjeti elektrik në Shqipëri. Në fshatra elektriçistët profesionistë që kanë mbetur pa punë dhe nuk punojnë për OSHEE-në, kanë bërë të mundur lidhjen me energji elektrike. OSHEE vetëm ka rritur çmimin e energjisë, ka rritur kostot për qytetarët dhe u ka marrë me kërbaç qindarkat e fundit. Nuk ka investuar për rrjet por i ka kaluar investimet për fasada. Kjo është situata në të cilën ndodhet sot Shqipëria, një situatë e kapitullimti të shtetit dhe qeverisë, të propagandës dhe fjalëve boshe në televizione dhe të mbetjes në varfëri të madhe për qytetarët shqiptarët”, tha sekretari i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Top Channel