Gripi shkakton një tjetër viktimë

13/01/2017 00:00

Ministria e Shëndetësisë konfirmon një tjetër viktimë nga gripi i stinës. Një 76-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga gripi AH3N2 në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku ishte shtruar që prej datës 5 janar.

Sipas ministrisë, ai ka ndërruar jetë dy ditë më parë.

Pacienti vuante nga diabeti, penumonia dhe kishte bërë “by pass” në zemër.  

76-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë gripit të stinës, duke u bërë kështu edhe viktima e gjashtë në Shqipëri.

Top Channel