Obama befason Joe Biden, e nderon me Medaljen e Lirisë

12/01/2017 00:00

Presidenti amerikan në largim, Barack Obama ka surprizuar zëvendësin e tij, Joe Biden, teksa pasditen e kësaj të enjteje i ka dhënë në një ceremoni emocionuese të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Medaljen presidenciale të Lirisë, apo nderimin më të lartë për qytetarët e kombit.

“Për besimin tuaj ndaj bashkatdhetarëve të tu amerikanë, për dashurinë tuaj ndaj vendit dhe për shërbesën tuaj të nevojshme përgjatë brezave, dua t’i kërkoj ndihmësit tim ushtarak të më bashkohet me mua në poltron”, tha Obama gjatë ceremonisë. “Në momentet e fundit të mia si president, kam kënaqësinë që t’i akordoj nderimin më të lartë civil, Medaljen presidenciale të Lirisë Joe Bidenit”.

Përpara se të bënte këtë akt, që e la të befasuar dhe të surprizuar zv.presidentin Biden, Obama bëri një sërë lavdesh tejet të gjata për ndihmësin e tij, për bashkëshorten Jill Biden, fëmijët dhe nipërit e tij.

“Sigurisht që nëse nuk e admironi Joe Bidenin si person, atëherë keni vërtet probleme”, tha Obama, i cili shtoi se, si individ, ai është njëriu më i mirë që ka krijuar Zoti.

Top Channel