Superiorja, Partizani zyrtarizon malazezin Cetkoviç

12/01/2017 00:00

Malazezi Marko Cetkoviç është zyrtarisht një futbollist i Partizanit. Futbollisti, me të cilin “të kuqtë” ishin në negociata prej disa kohësh, të enjten ka hedhur firmën në kontratën që e lidh me klubin kryeqytetas.

Ai do të niset menjëherë drejt Antaljas, për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës.

Njoftimi është dhënë nga klubi, që ka shpjeguar se ky është një përforcim i rëndësishëm për Partizanin në synimin e titullit kampion.

Lojtari, i cili spikati në kampionatin tonë përgjatë dy sezoneve me Laçin, rikthehet në Shqipëri pas eksperiencës 6-mujore në kampionatin boshnjak, me skuadrën e Sarajevës.

Top Channel