Antalja, Tirana e nis me humbje. 2-0 nga Akzhayik në miqësore

12/01/2017 00:00

Tirana e ka nisur me humbje serinë e miqësoreve në Antalja. Bardheblutë u mundën këtë të enjte 2-0 nga kazakët e Akzhayik.

Skuadra e Mirel Josës bëri një ndeshje të mirë, por shtylla dhe portieri kundërshtar iu mohuan golin në 3 raste bardhebluve.

Ndërkohë, kundërshtarët shfrytëzuan mundësitë e krijuara, duke ndëshkuar tiranasit në minutat 73 dhe 82.

Të padisponueshëm për arsye dëmtimi ishin mesfushori Dorian Kërçiku dhe mbrojtësi Gentian Muça, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizua sulmuesi moldav, Petru Leuka, i cili është në provë.

Top Channel