Miqësoret në Turqi, Kukësi mposhtet edhe nga kazakët

12/01/2017 00:00

Kukësi ka humbur edhe në miqësoren e dytë të zhvilluar në Antalja të Turqisë. Pas disfatës ndaj Istanbul Basaksehir, verilindorët e Ernest Gjokës u mundën të enjten 1-0 nga kazakët e Kairat Almatit.

Goli që vulosi ndeshjen erdhi 5 minuta pas pushimit, me autor Gerard Gohu, i cili mposhti me kokë portierin Koliçi, pas një krosimi nga e majta.

Në minutën e 8 të ndeshjes, Kukësi kishte një mundësi të mirë shënimi, por Pejiç shpërdoroi një penallti të fituar nga Dvornekoviç, duke goditur shtyllën në tentativën e tij nga pika e bardhë.

Top Channel