Elbasan, 3 bashki me 5 makina. Në vend të radiove përdorin celularë

12/01/2017 00:00

Amortizimi i automjeteve, mungesa e sistemit të ndërlidhjes, si dhe e uniformave ka prekur edhe stacionin e Zjarrfikëses në Elbasan.

Ky i fundit mbulon veç Bashkisë së qytetit, edhe Bashkitë e Belshit dhe Cërrikut. Tajar Alla, shef i shërbimit tregon se, edhe pse 5 makinat që ka ky stacion janë të amortizuara, nëpërmjet shërbimeve të shpeshta ato janë funksionale.

“Janë makina të vjetra të viteve ’70-’90-’92. Ne u kemi bërë shërbime herë pas here. Shërbimi kushton, sepse janë pjesë që mezi gjenden dhe janë të shtrenjta”, shprehet ai.

Përsa i përket sistemit të ndërlidhjes, Alla tregon se dikur ka pasur, por aktualisht ai bëhet nëpërmjet telefonave.

Problemin e mungesës së uniformave, Alla thotë se e kanë zgjidhur duke marrë dhurime nga shoqata të ndryshme.

“Uniforma kemi marrë për herë të fundit nga shteti në vitin 2007, por herë pas here kemi marrë dhurata e donacione të ndryshme”, shprehet ai.

Top Channel