“Nue”: Nuk kam takuar Shkëlzenin

12/01/2017 00:00

Nuel Kalaj, personi që u përmend se ka përfituar nga kompania CEZ 7 milionë euro, tregon në një intervistë se cili ka qenë roli i tij në marrëdhënien mes kompanise CEZ dhe shtetit shqiptar.

Kalaj u përmend nga juristi Romeo Karaj si sekseri që shërbeu për privatizimin e kompanisë CEZ, ndërsa nga Komisioni Hetimor për këtë çështje dolën fakte se Nuel Kalaj kishte marrë pagesën nga CEZ në bankë, të cilën e tërhoqi kesh.

Kalaj, në një intervistë të shkurtër për gazetën “Panorama” thotë se ka patur bashkëpunim me CEZ mbi marrëdhënie kontraktuale dhe ligjore. Ai thotë se nuk është sekser i askujt dhe se kishte punuar për të sjellë CEZ në Shqipëri dhe për këtë ka realizuar fitimet e tij në mënyrë të rregullt dhe për të cilat ka paguar taksat.

Po ku i ka çuar Kalaj 7 milionë eurot që tërhoqi kesh nga banka? Ai thotë se i ka investuar në drejtime të tjera, pa dhënë specifikime, ndërkohë që thotë se nuk ka asnjë lidhje me Shkëlzen Berishën.

“Nuk i kam premtuar askujt organizimin e tatimeve me të”, thotë ai.

Më herët, në një letër të bërë publike nga Komisioni Hetimor, Nuel Kalaj përmendej në një shkëmbim e-maile ku permendej edhe emri i ish-Kryeministrit Berisha dhe të afërmve të tij.

Kalaj përgjigjet se e gjithë veprimtaria e tij është në përputhje me ligjet shqiptare e çeke dhe se ka punuar për të mbledhur informacionet e nevojshme për nevojat që CEZ-i kishte në Shqipëri. Pagesa për këtë punë kërkimore ka qenë 7 milionë euro.

Kalaj, në një postim në rrjetet sociale, thotë se do shkonte në Komisionin Hetimor, i cili kërkoi edhe ndihmën e policisë për ta detyruar atë të dëshmojë.

Top Channel