Rritja abuzive e çmimeve, Konkurrenca nis hetimet

12/01/2017 00:00

Pas rritjes me 20 për qind të çmimit të gazit, Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se ka nisur me urgjencë hetimet në këtë treg.

Përmes një deklarate zyrtare, Autoriteti njoftoi se ka nxjerrë specialistët e tij në terren, për të hetuar nëse rritja e çmimeve është shkaktuar nga ndonjë marrëveshje kartel, apo abuzim me pozitën dominuese.

Sipas tij, ndryshimet e taksave që hynë në fuqi këtë vit kanë prekur vetëm gazin që përdoret për automjetet, e jo atë për përdorim familjar dhe biznese.

Autoriteti thotë se rritja e çmimeve për këto kategori do të hetohet me hollësi dhe, nëse do të konstatohen shkelje, do të merren masa të ashpra ndëshkuese ndaj kompanive që kanë abuzuar.

Top Channel