Stadiumet me dëborë, Shulku: Nuk marrim vendim pa konsensus

12/01/2017 00:00

Bora dhe temperaturat e ulëta në vend, duket se kanë ndikuar për mirë, të paktën për ngërçin e kampionatit.

Mëngjesin e së enjtes të gjitha stadiumet e vendit janë zbardhur nga bora dhe ky me sa duket do të jetë elementi i bashkimit në një mendje të të dhjetë skuadrave të Superligës.

Bisedimet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubeve vazhdojnë dhe optimizmin për gjetjen e zgjidhjes e shpreh vetë sekretari i përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku.

“Për mendimin tim, do të ishte mirë që kampionati të shtyhej jo vetëm për skuadrat, por edhe tifozët që do të jenë më ët pakët në këto temperatura. Jemi në bisedime dhe besoj do të arrijmë marrëveshjen”, tha Ilir Shulku, sekretar i përgjithshëm i FSHF-së.

Jemi vetëm në mesin e këtij sezonit të 2016/2017 dhe FSHF nuk ka ndërmend të hap asnjë polemikë e debat, për të marrë një vendim pakonsensus pavarësisht se ja lejon rregullorja.

“Rregullorja na e lejon por nuk jemi në atë fazë sa të vendosim vetë pa marrë konsensusin e klubeve”, shprehet Shulku.

Ndeshja e  parë e fazës së tretë të Superligës është parashikuar në bazë të kalendarit aktual të luhet më 21 janar, ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar shtyrjen e zhvillimit të ndeshjeve të kupave për moshat, që ishin parashikuar të luheshin ditën e premte, për shkak të kushteve klimaterike.

Top Channel