Meta e Haradinaj, bisedë telefonike

12/01/2017 00:00

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike këtë të enjte me Ramush Haradinajn.

Në bisedë, ish-kryeministri i Kosovës ka falenderuar kreun e Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e dhënë këto ditë, ndërsa Meta ka shprehur mbështetjen në vazhdim.

Haradinaj u lirua me kusht këtë të enjte, ndërsa më herët falenderoi përmes rrjeteve sociale të gjithë qytetarët për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar që pas ndalimit të tij nga autoritetet franceze.

Top Channel