Futbolli i “mbuluar” nga dëbora – FOTO

12/01/2017 00:00

Dëbora e një nate për para që përfshiu thuajse të gjithë territorin e vendin ka mbuluar edhe stadiumet e futbollit.

Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër nuk i ka shpëtuar reshjeve të fundit, duke u zbardhur i tëri. Po ashtu edhe “Elbasan Arena” është “pushtuar” nga dëbora.

Ndërkohë, stadiumet e Korçës dhe ai i Kukësit ishin të parët që u mbuluan nga dëbora e këtij viti.

Zhvillimi normal i kategorisë Superiore është vënë seriozisht në diskutim, por ende nuk është marrë vendimi për shtyrjen e tij.
 

FOTO GALERI
1/20

Top Channel