Arsenali “blindon” 3 francezët

12/01/2017 00:00

Arsenali ka njoftuar rinovimin “afatgjatë” të kontratës së 3 futbollistëve francezë. Bëhet fjalë për Oliveier Giroud, Laurent Koscielny dhe Francis Coquelin.

Giroud ka qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës sezonin e kaluar, me 24 gola. Ndërsa këtë sezon ka shënuar 9 gola deri tani.

Nga ana e tij, Koscielny është një nga qendërmbrojtësit më të mirë të Europës. Me “Topçinjtë” ai ka luajtur 273 ndeshje dhe ka shënuar 22 gola.

Ndërsa për Coquelin, trajneri Arsene Wenger ka thënë: “Francis është përmirësuar shumë vitet e fundit sepse është i përkushtuar çdo ditë”.

Top Channel