Devoll, shpërthen bombola në DSHP, plagoset infermierja

12/01/2017 00:00

Një bombol gazi ka shpërthyer në ambjentet e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Devoll, duke shkaktuar plagosjen e një punonjëseje.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një prej zyrave ku imfermierja me inicialet S.P është përpjekur të ndezë bombolën e gazit që e përdorte për ngrohje, por ajo ka shpërthyer duke e dëmtuar atë dhe ambjentin përreth.

Mësohet se 60-vjeçarja e lënduar ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Bilishtit. I gjithë stafi i drejtorisë përdor ngrohje alternative për shkak se kaldaja mungon prej 30 vitesh.

Top Channel