Bashkia pastron rrugët e Tiranës së zbardhur, të gjitha të kalueshme

12/01/2017 00:00

Tirana është zbardhur mëngjesin e të enjtes nga bora, duke sjellë edhe probleme në qarkullim, për shkak të ngricave dhe temperaturave të ulëta. 1200 punonjës të bashkisë kanë punuar gjatë orëve të natës për të mbajtur hapur rrugët.

Punonjësit kanë pastruar borën dhe kanë hedhur kripë e skorje në zonat brenda qytetit dhe në periferi. Puna e tyre ka vijuar dhe mëngjesin e kësaj të hëne, duke shpëtuar njerëzit nga akulli dhe ngrica e krijuar nga temperaturat e ulëta gjatë natës.

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj u kërkon të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në lëvizjet e tyre në rrugë.

 “Natë e gjatë pune për kolegët e turnit 3-të në Tiranën e zbardhur. Orët e para të mëngjesit pak më shumë kujdes në rrugë nga të gjithë. Po pastrojmë me mjete të rënda në rrugët kryesore të Tiranës, ushtro kujdes në qarkullim gjatë orëve të natës. Flm për bashkëpunimin”, shkruan Veliaj. 

Bashkia bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme si nga mjetet edhe nga këmbësorët.

Top Channel