Juventus, me vështirësi drejt çerekfinales së Kupës së Italisë

12/01/2017 00:00

Juventusi është kualifikuar me vështirësi për në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Bardhezinjtë arritën të mundnin 3-2 Atalantën në “Juventus Stadium”. Edhe pse dominuan në pjesën e parë, duke shënuar 2 gola me Dybala dhe Mandzukic, djemtë e Allegrit e ulën ritmin në pjesën e dytë.

Në minutën e 72, Konko shkurton diferencën në 2-1, por 3 minuta më vonë është Pjanic që me 11-metërsh rikthen avantazhin e dy golave.

Në fund, Latte Lath tremb juventinët duke shënuar golin e dytë, por bardhezinjtë arrijnë të ruajnë fitoren.

Në çerekfinale, Juventusi do të presë fituesen e çiftit Milan-Torino.

Top Channel