Trump sulmon CNN: Transmeton lajme të rreme

12/01/2017 00:00

Gjatë konferencës për shtyp të së mërkurës, Presidenti  i zgjedhur Donald Trump refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së një gazetari të CNN, duke e cilësuar median prestigjoze amerikane si të tmerrshme dhe transmetuese te lajmeve të rreme.

Një ditë më parë CNN raportoi se agjencitë e shërbimeve sekrete kishin informuar Trumpin dhe presidentin në largim Barack Obama lidhur me pretendimet se agjentet ruse kishin mbledhur materiale komprometuese të natyrës personale e financiare kundër Trumpit.

Menjëherë më pas Buzzfeed publikoi pretendimet e paverifikuara.

Top Channel