Gjarpri s’ka asnjë shans përballë merimangës

12/01/2017 00:00

Gjarpërinjtë zakonisht krijojnë frikë te njerëzit për shkak të helmit të tyre dhe shpejtësisë, por një prej tyre është gjendur i pashpresë kur ka ngecur në rrjetën e një merimange vdekjeprurëse.

Carmel Munro, nga Vinifera, Australi, ndërsa po shëtiste në kopshtin e tij gjeti një merimangë shpinë-kuqe teksa ndeshej me një gjarpër i cili kishte ngecur në rrjetën e saj.

Pavarësisht përpjekjeve gjarpri i madh nuk mund të lirohej ndërsa merimanga afrohej për t’i injektuar helmin e saj.

Top Channel