Kur e tepron me besimin (Pamje të rënda)

12/01/2017 00:00

Indianët janë të njohur për shfaqjet ekstreme, e kjo për pak sa nuk i ka kushtuar një vullnetari në një spektakël ku e gjitha bazohet tek besimi i aftësive të një njeriu me sy të mbyllur.

Një mjeshtër i arteve marciale me sy të mbyllur në bashkëpunim me dy vullnetarë vendosi të japë një spektakël duke goditur shumë pranë tyre me vare, por jo gjithçka shkon siç ishte programuar.

E në këtë spektakël, fundi për një prej vullnetarëve mund të ishte mizor, teksa goditet me vare në kokë nga “mjeshtri”. Fatmirësisht, nga sa kuptohet nga videoja, vullnetari duket në gjendje të mirë pas incidentit, por një vizitë tek mjeku mund ta vërë në dyshim gjendjen e tij shëndetësore.

Top Channel