Një tjetër viktimë nga gripi

11/01/2017 00:00

Ministria e Shëndetësisë njofton se humbi jetën në spital nga gripi një 73-vjeçare nga Kukësi.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se pacientja u shtrua në spital më datën 8 janër, ndërsa ka ndërruar jetë ditën e sotme.

“Pacienti u shtrua me diagnozën “Tromboemboli Pulmonare Bilaterale, SPOK, stadi i katërt”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Pas katër rasteve të regjistruara në Sanatorium në ditët e para të janarit, ky është rasti i pestë që një i moshuar humb jetën nga gripi.

Top Channel