Klosi dhe Bushati, përfaqësuesit e PS në ceremoninë e Trump

11/01/2017 00:00

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, njëherazi anëtar i kryesisë së Partisë Sociale, si dhe deputeti Ervin Bushati do përfaqësojnë forcën më të madhe politike në vend në ceremoninë e inagurimit të presidentit të ri amerikan Donald Trump.

Ministri Klosi dhe deputeti Bushati do të marrin  pjesë në ceremoninë e betimit të kreut të ri të shtetit amerikan dhe në të gjitha ceremonitë pasuese protokallare të inagurimit të tij.

Top Channel