Operacioni antidrogë, sekuestrohen 1.9 ton kanabis në Pulia

11/01/2017 00:00

Rreth 1.9 ton kanabis sativa janë sekuestruar në orët e para të 10 janarit në Pulia, falë operacionit të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane.

Policia e shtetit bën të ditur se droga është gjetur rreth 11 km në afërsi të Brindisit, ku u ndalua skafi me dy motor të fuqishëm. Gjithashtu janë vënë në pranga dhe dy personat që ndodheshin në bord, italiani D. P, 47 vjeç nga Brindizi dhe B. H, 25 vjeç nga Vlora.

Operacioni është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë italiane Interforze dhe në veçanti me Guardia di Finanza në Durrës, Vlorë dhe ROAN GdF Bari, Pulia. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Top Channel