Moti i keq, Premier Liga mund të ndalet

11/01/2017 00:00

Temperaturat e ulta që kanë pushtuar të gjithë kontinentin europian ka shumë mundësi që të detyrojnë drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit që të pezullojnë disa nga ndeshjet e kësaj fundjave në futbollin e këtij vendi.

Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi “The Sun”, sipas të cilit ditën e enjte dhe të premte, ishulli britanik pritet të shënojë temperatura deri në -10 gradë celcius, ndërkohë që do të ketë reshje bore dhe erëra të forta në disa zona.

Autoritetet britanike bënë të ditur se era e ftohtë dhe bora që do të bjerë në dy ditët e ardhshme ka shumë të ngjarë që të shkaktojnë probleme në transportin publik në vend.

Top Channel