Nga SHBA, Thaçi: Kosova, në fokusin e administratës “Trump”

11/01/2017 00:00

Presidenti Hashim Thaçi, duke folur për “RTV Dukagjini” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se nuk ka nevojë të ketë shqetësime, pasi do të vazhdojë përkrahja e palëkundur e këtij shteti karshi Kosovës.

Thaçi deklaroi me bindje se Kosova do të vijojë të jetë në fokusin e presidentit të ri amerikan.

“Unë mendoj se nuk ka nevojë për shqetësim. SHBA-të do ta mbështesin Kosovën. Edhe administrata e re e presidentit Trump do ta mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajon, do t’i mbështesë vlerat që ne përfaqësojmë, vizionin tonë euroatlantik. Në këtë drejtim kam besim të plotë, edhe nga kontaktet që kam zhvilluar me njerëzit e mundshëm që do të jenë në administratën e re të presidentit Trump, se Kosova do të jetë në fokus të interesimit të administratës së tij”, tha Thaçi.

Presidenti thotë se ka shumë miq, që do të jenë të afërt në administratën e presidentit Donald Trump.

Top Channel