Thyhet akulli, bie në liqen 40-vjeçari

11/01/2017 00:00

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi është fundosur në ujërat e liqenit të fshatit Petovë në Fier.

Informacioni paraprak i policisë së Fierit bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.20 të së mërkurës, ku H. XH banor i këtij fshati, ka provuar të qëndrojë sipër akullit të liqenit. Akulli është thyer dhe ai është fundosur. Për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes. Gjithashtu në vendngjarje janë nisur polumbarët për të nxjerrë viktimën nga thellësia e ujërave të ftohta.

Top Channel