Everton në merkato, blen Schneiderlin

11/01/2017 00:00

Morgan Schneiderlin do të luajë pjesën e mbetur të sezonit tek Everton. Klubi nga Liverpuli arriti akordin me Manchester United për blerjen e kartonit të futbollistit në merkaton e janarit për një vlerë prej 22 milionë Paund, shifër kjo që mund të shkojë në 24 milionë Paund së bashku me bonuset.

Schneiderlin u transferua nga Southampton te Manchester United në vitin 2015 për 25 milionë Paund, por me ardhjen e Jose Mourinhos ai nuk është aktivizuar shumë me “Djajtë Kuq”, pasi ka luajtur vetëm 8 ndeshje nën drejtimin e portugezit.

Lajmi për akordin e Everton për blerjen e Schneiderin u publikua disa ditë pas kërkesës së bërë nga trajneri Ronald Koman për ndërhyrjen e klubit në merkaton e transferimeve pas eliminimit në Kupën e Anglisë nga Leicester.

Top Channel