Zidane frenon blerjen e Aubameyang

11/01/2017 00:00

Transferimi i Pierre Emerick Aubameyang te Reali i Madridit duhet të presë. pavarësisht se dënimi i FIFA me bllokim të merkatos u reduktua, sulmuesi i Borusias së Dortmundit ka gjetur një pengesë në realizimin e dëshirës së tij për të luajtur në Santiago Bernabeu.

Sipas asaj që publikohet te ‘Bild’, është vetë Zinedine Zidane ai që ka përjashtuar mundësinë e blerjes së sulmuesit nga Gaboni. Sipas teknikut francez, reparti i sulmit i Realit të Madridit është i plotësuar dhe se karakteristikat e Aubameyang nuk i përshtaten skuadrës

Pierre Emerick Aubameyang ka me Borusian Dortmund një kontratë deri në vitin 2020. Ofertat në drejtimin e tij nuk mungojnë ku padyshim spikasin klubet kineze që janë gati t’i ofrojnë deri në 41milionë Euro në vit. Por sipas ‘Bild’, kalimi në superligën kineze nuk është në planet e Aubameyang, pavarësisht kësaj oferte marramendëse.

Me frenimin e Realit të madridit, skuadrat që kanë shanset më të mëdha për të siguruar shërbimin e Aubameyang janë Paris Saint Germain dhe Manchester City.

Top Channel