Hetimi i grabitjes së Kim Kardashian

11/01/2017 00:00

Hetuesit francezë kanë lënë të lirë shoferin e Kim Kardashian West, por edhe dy të tjerë që ishin përfshirë në hetimet për grabitjen e bizhuterive me vlerë më shumë se 10 milionë dollarë, nga apartamenti i marrë me qira prej saj në Paris, gjatë muajit tetor.

Vëllai i shoferit dhe 13 persona të tjerë mbetën në paraburgim gjatë kësaj të mërkure, pas një serie arrestimesh të kryera këtë javë, sipas zyrës së prokurorit të Parisit. Autoritetet thuhet se janë fokusuar në dyshimet, se ajo grabitje me shumë mundësi ka qenë një sipërmarrje e brendshme.

Zyrtarët kanë shtuar se vëllezërit Michael dhe Gary Madar, respektivisht 40 vjeç dhe 27 vjeç, punonin për të njëjtën kompani makinash me qira dhe që të dy janë arrestuar. Ende nuk dihet me saktësi se cili prej dy vëllezërve ka qenë shoferi i Kardashianit natën e grabitjes.

Një prej anëtarëve të stafit hetimor mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për të marrë në pyetje vet Kimin.

Kim Kardashiani u kërcënua me armë zjarri, u lidh në tualetin e dhomës së hotelit nga hajdutët, derisa këta të fundit vodhën ç’të kishin mundësi gjatë tetorit të vitit të kaluar.

Top Channel