Restoranti ku gjobitesh po nuk hëngre

11/01/2017 00:00

Një restorant indian në Skoci ka vendosur që të gjobisë të gjithë ata klientë që porosisin shumë dhe në përfundim nuk janë në gjendje që të përfundojnë pjatat.

Të gjithë ata që lënë pa ngrënë ushqim duhet të paguajnë edhe 2 sterlina më shumë.

Kjo iniciativë erdhi pasi stafi detyrohej të hidhte në plehra plot 600 kg ushqim çdo javë.

“Kuptuam që po hidhnim shumë ushqim çdo javë dhe donim të bënim diçka për ta ndaluar këtë gjë. Sigurisht që gjithmonë do të kemi ushqim për të hedhur, por sa më pak, aq më mirë”, tha pronari i restorantit.

Top Channel