Durrës, sekuestrohen 2.3 kg heroinë; dy të arrestuar

11/01/2017 00:00

Policia e Durrësit ka sekuestruar 2.3 kg heroinë në portin e qytetit dhe ka arrestuar dy persona, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Laureta Lama (38 vjeç) dhe Bashkim Hasani (67 vjeç), të dy banues në Tiranë, janë shtetasit e arrestuar. Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale E.Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases Laureta Lama u gjet një çantë dore, në brendësi të së cilës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2,3 kg heroinë.

Top Channel