BBC ironizon ISIS, plas debati në rrjet

11/01/2017 00:00

BBC ka publikuar pak ditë më parë trajlerin e një show komik, një komedi, që ka në fokus ironinë më vajzat dhe gratë të cilat janë manipuluar online nga ISIS.

Kjo komedi e ka marrë spunton  nga seriali që tregon për jetën e shtëpiakeve të pasura që jetojnë në New York apo ne Beverly Hills. Por në të vërtetë ka paraqitur vajzat që janë pjesë e ISIS, duke aluduar  dhe duke bërë ironi për jetën e tyre, teksa bëjnë selfie, apo planifikojnë se çfarë të veshin.

Ky episod  i shfaqur online ka përçarë opinionin publik, patur mjaft kritika, është cilësuar si veprim i guximshëm, pse jo edhe një provokim për ISIS. Por nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se në shoqërinë londineze, media dhe kushdo mund të bëjë humor me gjithçka.

Top Channel